E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Model të ri për financimin e arsimit të lartë

Gjatë një fjale të mbajtur në një konferencë për arsimin e lartë, kreu i qeverisë, duke iu drejtuar drejtuesve të universiteteve dhe fakultetvee, tha se autonomia duhet vlerësuar me seriozitet.

“Në qoftë se dekanati nuk ka kapacitetet shkencore për të vlerësuar projektin tim, kush mund të jetë tjetër? Ndaj, autonominë duhet ta shohim me seriozitetin më të madh. Lirinë akademike duhet të vlerësojmë”, u shpreh ai.

Më tej, Berisha tha se duhet të vendoset një mekanizëm financiar për të garantuar lirinë akademike. Për këtë arsye, Berisha tha se do të ketë një mënyrë të re të financimeve për universitetet. Pavarësisht progresit të prekshëm në arsim, siç tha kryeministri, cilësia nuk është ende në nivelin e duhur.

Në këtë kontekst, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të vendosur objektivat e Bashkimit Evropian. Ai kërkoi nga drejtuesit e universiteteve që çështjen e mënyrës së financimeve të diskutohen në të gjitha fakultetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›