Shamku: Berisha ua rrëmbeu autonominë universiteteve
“Sali Berisha i ka vënë vetes qëllim të shkatërrojë universitetet publike, në favor të një grusht universitetesh private ku aksionerë janë ministra, zëvendësministra e deputetë të Berishës”, tha deputetja Ledi Shamku.
Ajo shtoi se universiteti publik nuk është më as në gjendjen ku ishte njëzet vjet, duke shtuar se është më keq se atëherë.
“Sot ngremë një shqetësim jo vetëm të Partisë Socialiste, por të 120,000 familjeve shqiptare që po dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet publike. Pas pak javësh nis viti i ri akademik. Një vit i mjerë për universitetet publike që paguhen nga taksat tona, të cilave Berisha sapo ju rrëmbeu autonominë. Kundër veprimeve grabitqare të këtij njeriu janë ngritur dhe vetë rektorët rekrutë të tij”, vijoi ajo.