Berisha: Mora mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryeministri Berisha pas kthimit nga Nju Jorku në një konferencë për shtyp ka theksuar se seksioni i OKB-së ishte i një rëndësie historike. Sipas tij edhe Shqipëria ka pozicionin e saj modest në këtë sesion. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se në sesionin e OKB-së ai ka disktuar tre çështje të rëndësishme për Shqipërinë, atë të integrimit të saj në strukturat europiane, për projektet konkrete dhe të investimeve në vend dhe lobimin që ka bërë për pavarësinë e Kosovës.
Sipas Berishës në takime ai ka marrë mbështetje të plotë për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. "Gjeta një vlerësim pozitv për zgjedhjet dhe për raportet poziteve për to" theksoi Berisha
Gjithashtu Berisha theksoi se i ka bërë një ftesë presidentit të SHBA-së barak Obama për të vizituar Shqipërinë.