E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mos i krijoni turisteve,burokracira ne kufij

Tirane- Pikat kufitare te Shqiperise duhet te ofrojne nje sherbim sa me te mire per turistet dhe udhetaret, te cilet kalojne permes tyre. Ky ishte mesazhi qe iu dha dje kryeministri Berisha, disa ministrave te kabinetit te tij dhe funksionareve te larte te institucioneve te sigurise ne vend, ne nje takim ne kryeministri. Ne menyre te prere kryeministri kerkoi qe te lehtesohej kalimi i qytetareve, duke shmangur burokracite, por nga ana tjeter duhet te ruhen ne menyre rigoroze, standardet e sigurise. Berisha shpjegoi se keto masa lehtesuese duhet te vijne menjehere si pasoje e numrit te madh te turisteve te cilet kane si destinacion vendin tone. "Shqiperia eshte nje destinacion turistik shume i rendesishem tashme. Per kete arsye, kerkohet nga institucionet perkatese angazhimin maksimal, ne ofrimin e nje sherbimi sa me te mire, ne pikat e kalimit kufitar, pa cenuar kushtet e sigurise", deklaroi kryeministri Berisha, gjate takimit me funksionaret e larte. Nisur nga kjo kerkese, kryeministri theksoi se eshte i nevojshem bashkepunimi me te gjitha agjencite, qe ushtrojne kontroll ne pikat e kalimit te kufirit. Sipas tij, qeveria ishte e vendosur me cdo kusht te krijonte kushtet optimale per te gjithe turistet. "Ju thirra qe te gjykojme dhe te dalim me nje vendim, ne rast se eshte e nevojshme me nje vendim qeverie, ose me nje marreveshje te perbashket midis te gjitha agjencive, qe ushtrojne kontroll ne pikat e kalimit te kufirit", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu kryeministri kerkoi nga ministrat e pranishem ne mbledhje, ndjekjen e shembullit te vendeve te tjera, te cilat ofrojne praktika te standardeve te larta bashkekohore, ne kontrollin e kufijve, qe lehtesojne burokracite dhe ruajne sigurine. Ne takim e djeshem merrnin pjese ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, zevendesministri i Financave, Florian Mima, drejtori i Doganave, Endri Pema, si dhe zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kuliqi.

F. Mejdini

Vleresimet

Kryeministri vleresoi gjate takimit te djeshem, sistemin e kontrollit ne pikat doganore te Morines dhe Muriqanit. Sipas tij, nga keto dy pika doganore, duhet te marrin shembull edhe pikat e tjera ne te gjithe vendin.

Pjesemarresit

Ne takim e djeshem merrnin pjese ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, zevendesministri i Financave, Florian Mima, drejtori i Doganave, Endri Pema, si dhe zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kuliqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›