E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cilesise, paraja ne reforme

Blerina Hoxha

Ne dy vitet ne vazhdim Banka e Shqiperise do te beje nje reforme ne cilesine e kartemonedhave leke, qe qarkullojne ne treg. Ne thelb te kesaj reforme do te qendroje eliminimi i shume prerjeve, qe i perkasin se njejtes vlere. Keshtu secili prej nesh eshte tashme ne dijeni se qarkullojne 2 ose me shume lloje 5-mije lekeshi, duke krijuar keshtu probleme tek bankat dhe perdoruesit e gjere. Banka e Shqiperise eshte emetuesja e vetme e kartemonedhave dhe monedhave metalike shqiptare. Ajo eshte pergjegjese per percaktimin e pamjes se jashtme, elementeve te sigurise, prodhimin dhe shperndarjen e tyre. Gjithashtu ajo eshte pergjegjese edhe per zevendesimin e kartemonedhave te vjetra dhe te demtuara, me te reja. Ne te njejten kohe Banka e Shqiperise, eshte e perfshire edhe ne zvogelimin e rrezikut nga falsifikimet nepermjet edukimit te publikut, komunikimit dhe shperndarjes se legjislacionit. Me gjithe zhvillimet dhe mjetet alternative te pagesave, kerkesa per kartemonedha dhe monedha metalike, do te vazhdoje te jete ne rritje. Cilesia e kartemonedhave shqiptare, nuk eshte ne standardet e kerkuara. Ne qarkullim vazhdon te kete akoma kartemonedha te se njejtes prerje, por me pamje te jashtme dhe permasa te ndryshme. Nje gje e tille shkakton konfuzion te publiku si dhe shton punen ne proceset e perpunimit nga bankat e nivelit te dyte dhe nga njesite perkatese ne Banken e Shqiperise. Ndergjegjesimi i publikut mbi menyren e funksionimit te elementeve te sigurise se kartemonedhave shqiptare eshte ende i ulet. Duke vene ne dukje kete gjendje te kartemonedhave (leke), Banka e Shqiperise synon qe kartemonedha dhe monedha shqiptare ne qarkullim, te plotesoje standardet bashkekohore nderkombetare. Ne fillim te vitit 2011, te mos qarkulloje me kartemonedha me pamje te ndryshme per te njejten prerje, te tilla si kartemonedhat 1000 dhe 500 leke te emisioneve te para vitit 1996. Gjithashtu banka e Shqiperise ne strategjine e saj per permiresimin cilesor te kartemonedhes, synon te zvogeloje kartemonedhen e demtuar ne qarkullim, nepermjet vendosjes se nje pragu te percaktuar qarte per klasifikimin si te pershtatshme per riqarkullimin e kartemonedhave qe perpunohen ne sistemet e qortimit, qe perdore Banka e Shqiperise.

Parate e reja, qe jane hedhur kete vit ne qarkullim

Banka e Shqiperise, nje muaj me pare hodhi ne treg kartemonedhen e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2007, qe do te perdoret si mjet pagese paralelisht me te gjitha kartemonedhat ekzistuese ne qarkullim. Sipas eksperteve bankare, vendimi i miratuar nga BSH-ja ne vitin 2006 per rishtypjen e kesaj kartemonedhe eshte ne perputhje me programet e meparshme te Bankes se Shqiperise dhe ka si qellim modernizimin e kartemonedhes se prerjes 5000 leke, sipas standardeve me te mira te arritura ne fushen e emisionit te parase. Kartemonedha e re e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2007, ka te njejtat pamje dhe permasa me kartemonedhen e prerjes 5000 leke, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i meparshem, ajo do te kete perforcime te disa elementeve te sigurise si dhe permiresime te qendrueshmerise ndaj demtimit. Nderkohe qe dhjetor te vitit qe shkoi Banka e Shqiperise nxori nga qarkullimi disa prerje te vjetra te 200 lekeshit dhe 100 lekeshit per shkak se nuk permbushnin standardet bashkekohore te sigurise. Vitin e fundit Banka e Shqiperi nxori ne qarkullim prerjen e re te kartemonedhes 2000 qe nuk ekzistonte me pare ne plotesim te nevojave te ekonomise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›