Berisha: Ndihmë zonave të varfra
Kryeministri Sali Berisha e ka orientuar mbledhjen e qeverisë drejt vendeve më pak të zhvilluara dhe më të varfra të vendit . Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se për varfërinë nuk do të ketë politika të barabarta për çdo zonë të vendit , por do të aplikohet një diskriminim pozitiv për të gjitha zonat më pak të zhvilluara. Përtej retorikës, kryeministri ka paralajmëruar një paketë të plotë për këto zona që do të përqëndrohet veçanërisht për shkollimin e të rinjve në këto zona. Ndërkaq pjesë e kësaj pakete që do ti vijë në ndihmë shtresave më të varfra, do të jetë kreditimi në sektorin e bujqësisë pasi zonat rurale jane ato që janë edhe më pak të zhvilluara.
Ndërkaq gjatë mbledhjes së qeverisë është miratuar edhe vendimi "Për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale" që ka si qëllim kalimin në pronësi të rreth 3109 objekteve informale