E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndodhemi në prag katastrofeNga TemaAjo që thuhej nën zë nga autoritetet shtetërore, është pranuar dje nga kryeministri Berisha: Situata në veriperëndim të vendit është në prag katastrofe. Alarmi i dhënë nga kryeministri Berisha bazohet në si

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Ndodhemi në prag katastrofeNga TemaAjo që thuhej nën zë nga autoritetet shtetërore, është pranuar dje nga kryeministri Berisha: Situata në veriperëndim të vendit është në prag katastrofe. Alarmi i dhënë nga kryeministri Berisha bazohet në situatën aktuale, por edhe në parashikimet për ditët në vijim, që pritet të shoqërohen me reshje të dendura. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave dhe evakuimin e banorëve, ndërsa ka premtuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Situata tashmë duket se ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët vazhdojnë që të këmbëngulin për të mos u larguar nga banesat e tyre.

Alarmi

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë një vizite që ka bërë ditën e djeshme në zonat e përmbytura, ka dhënë alarmin se ndodhemi përballë një katastrofe të vërtetë. Berisha tha se situata është nga më të rëndat, dhe për më tepër ajo është e paparashikueshme. Për kryeministrin, situata pritet që të bëhet më e rëndë, edhe për faktin se në ditët në vijim pritet që reshjet e shiut të shtohen. “Por, duke u nisur nga situata e këtyre orëve në Dajç, në Anë Mali, në Shkodër në tërësi, duke pasur parasysh faktin se jemi në një kohë që, sipas të gjitha parashikimeve sinoptike të vendit dhe të vendeve përreth Italisë, jemi para një moti të zgjatur dhe të thellë, pasi si sot parashikohet së paku edhe në ditët që vijnë, në mos edhe më gjerë. Realisht jemi në buzë të një katastrofe dhe, kur themi katastrofë, them katastrofë e vërtetë. Rreziku i përmbytjeve është shumë tragjik. Përmbytjet kanë gjunjëzuar, jo një herë, por në mënyrë të përsëritur fuqitë më të mëdha të globit, të cilat kanë potenciale motorike e të gjithanshme mijëra herë më të mëdha se ne. Kjo është e vërteta”, - tha kryeministri. Ky i fundit deklaroi se situata është e paparashikueshme dhe në ditët në vijim mund të hapen sërish portat e hidrocentraleve. “Duhet të themi të vërtetën. Sot, para dy-tri orësh në Fierzë është bllokuar derdhja, por nesër, prurjet gjigante mund të na detyrojmë t’i hapim. Mund të jemi para situatave të paparashikuara, krejtësisht të paparashikuara. Alpet janë mbushur me borë dhe sinoptika thotë se pas tri ditësh do të ngrohet moti, çka do të thotë të shkrihet bora. Sot, Gjadri është krejtësisht tjetër nga ai që ishte dje. Po kështu Kiri dhe të tjerë me radhë. Ne duhet të bëjmë atë që njerëzit e mençur, njerëzit e qytetëruar, njerëzit e guximshëm bëjnë, të marrin vendimin dhe t’i dalin të keqes përpara dhe të zvogëlojnë në maksimum dëmet e kësaj përmbytjeje. Moti është mjaft problematik. Moti do të jetë afatgjatë dhe nuk premton”, - pohoi Berisha.
Kryeministri ka kërkuar nisjen e menjëhershme të evakuimit të banorëve, duke thënë që në banesat e përmbytura mund të qëndrojnë vetëm kryefamiljarët. “Detyra dhe apeli është që me urgjencë të fillojmë evakuimin për të shpëtuar e për të mos pasur nën kërcënim asnjë jetë njerëzore. Është totalisht e papranueshme të barazosh rrezikun tënd me rrezikun e foshnjës apo të fëmijës tënd. Në qoftë se ti je një herë i kërcënuar si i rritur, e kam fjalën për kryefamiljarin, çfarëdo që të bësh ti, foshnja dhe fëmija yt është 10 herë i kërcënuar në momentin e një përmbytjeje të madhe. Ndaj duhet të fillojmë në mënyrë të organizuar evakuimin me shpejtësi nga zona të fëmijëve, të grave, të të moshuarve, të sëmurëve. Unë i këshilloj të gjithë, edhe kryefamiljarët, por mund të ketë raste që edhe mund të rrinë, duke siguruar ndërlidhjen, mjetet, furnizimin”, - u shpreh Berisha. Ndërkohë, kryeministri është shprehur se qeveria do të dëmshpërblejë banorët që janë prekur nga përmbytjet. “Qeveria i garanton fermerët e Ana Malit dhe të Dajçit se do t’i ndihmojë, do t’i zhdëmtojë, por, në radhë të parë, duhet të ndihmojmë veten. Nuk rrihet kështu, është situatë buzë katastrofe”, - tha Berisha gjatë një vizite të zhvilluar në Dajç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›