E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, deficiti i llogarisë rritet me 18% në tre muajt e funditNga TemaEkonomia shqiptare ka provuar vitin e kaluar thellimin e deficitit të llogarisë korente në mënyrën më të ashpër që prej një dekade. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se në fund të mu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza, deficiti i llogarisë rritet me 18% në tre muajt e funditNga TemaEkonomia shqiptare ka provuar vitin e kaluar thellimin e deficitit të llogarisë korente në mënyrën më të ashpër që prej një dekade. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se në fund të muajit të kaluar, sipas vlerësimeve, vlera e deficitit të llogarisë korente për 3-mujorin e tretë arriti në 390 milionë euro, ndërkohë që në fund të vitit të kaluar vlera e tij ishte rreth 250 milionë euro. Deficiti i llogarisë korente është një tregues shumë i rëndësishëm për gjendjen ekonomike të një vendi dhe sidomos trajektorja e lëvizjes së tij. Deficiti i llogarisë korente llogaritet me diferencën e të hyrave dhe të dalave në një kohë të caktuar në ekonominë e vendit. Për 3-mujorin e tretë të vitit që kaloi Banka e Shqipërisë tha se deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë u rrit në 331 milionë euro. Pra gjatë kësaj kohe që prej 3-mujorit të tretë e deri në atë të fundit deficiti i llogarisë korente të vendit është rritur me rreth 18%. Banka e Shqipërisë tha në 3-mujorin e tretë se shuma e transaksioneve korente hyrëse dhe dalëse gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2009 ishte 2.677 milionë euro ose rreth 7% më e lartë se një vit më parë. Llogaria korente regjistroi një deficit prej 331 milionë eurosh në këtë 3-mujor, krahasuar me 231 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, - thotë BSH në raportin e saj të fundit. Gjatë periudhës janar-shtator 2009, deficiti i llogarisë korente u rrit në 1.035 miliardë euro nga 861 milionë euro që pati qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rënia e ekonomisë në vend, ulja e dërgesave të emigrantëve dhe ulja e eksporteve kanë qenë faktorët bazë të thellimit të deficitit të llogarisë korente në një masë të madhe. Deficiti i llogarisë korente të vendit edhe vitet e mëparshme rritej, por niveli i rritjes këtë vit është shumë më i madh dhe pasqyron ngadalësimin ekonomik të vendit. Në thelb deficiti i llogarisë ka të bëjë me diferencën e sasisë së valutës që ka hyrë dhe asaj që ka dalë nga vendi.
Shqipëria është një nga vendet me deficitin më të lartë të llogarisë korente në Evropë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ky deficit vijon të rritet. Gjatë vitit të kaluar, deficiti i llogarisë korente u financua pjesërisht nga kreditë në valutë që mori qeveria dhe pjesërisht nga shitja e disa kompanive publike. Gjatë vitit që vjen ekonomia shqiptare do të vijojë t’i vuajë problemet që u shfaqën vitin që shkoi dhe po ashtu vendi do të vuajë gjithnjë e më shumë vështirësitë për të financuar deficitin që krijohet nga mungesa e valutës për shkak të rënies së eksporteve dhe të dërgesave të emigrantëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›