Berisha: Në 2013- në do të kemi 300 përfitues të Fondit të Ekselencës
Gjatë zhvillimit të ceremonisë së shpërndarjes së diplomave për studentët më të mirë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekselencës do të kapin shifrën 300. Rritja e numrit të studentëve ekselentë duhet të jetë parësore.
Sipas Kryeministrit këtë vit 63 kandidatë kanë përfituar nga fondi i ekselencës. Objektivi i qeverisë për vitin 2013 do të jetë rritja e cilësisë së arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptare dhe nga jashtë vendit, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se burokracia nuk duhet të jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithçka për të shtuar numrin e doktorantëve.