E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne 23 qershor zgjidhni modelin e punesimit jo ate te shkaterrimit

Qarku i Fierit ishte stacioni në të cilin u ndal sot Partia Demokratike dhe kreu i saj, për të prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.  Konkurentët e këtij qarku do të jenë përfaqësuesit e  interesave dhe aspiratave të qytetarëve në legjislativin e ardhshëm.  Por të tjera arsye ka, sipas kreut të qeverisë, se përse zgjedhësit duhet të votojne ne 23 qershor alternativën që përfaqëson kampi blu. 
“Alternativa tjetër ndërmori një vendim historik duke mos votuar tre ligjet e statusit të vendit kandidat. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes personal interesat e çdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Koçit, shkelmoi KE. Por 23 qershori vjen dhe ne të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë evropiane, për statusin, për hapjen e negociatave me BE-në”, vuri në dukje kreu i qeverisë.   Se bashku firmosem marreveshjen e stabilizim asociimit, -tha Berisha ne Fier  -  dhe ia dolem te levizim pa viza ne Eruope. Sipas tij,  Komisioni Europian propozoi Shqiperine per vend kandidat per ne BE, bazuar ne reformat e ndërmarra nga qeveria. Kryeministri foli dhe per projektet ekonomike qe ka realizuar qeveria e tij si dhe per ato qe parashikon te permbushe ne mandatin e trete.

Investime te tjera te rëndësishme, sipas Kryeministrit, do te bëjnë te mundur krijimin e dhjetëra e mijëra vendeve te reja te punës per shqiptaret. Berisha ftoi qytetaret e Fierit te votojnë alternativen e djathte si alternativa e zhvillimit te vendit.
“Alternativa jonë do të mundësojë punë për çdo shqiptar. Në 23 qershor ju do të bëni zgejdhjev mes alternativa, të asaj që bllokoi tre ligjet dhe vetë zgjedhja për të përfshirë në aleancë katër parti komuniste dëshmon qartë se cila është mendësia dhe mentaliteti i tyre. DO të bëni zgjedhjen mes modeleve për punësimin e qytetarëve, për rroga më të mira, që me gjithë dobësitë dhe vështirësitë, në 20 vite jemi alternativa e vetme që ka firmosur çdo akt të madh të integrimit. Jemi alternativa që do të çojë Shqipërinë në Europë”, vuri në dukje Kryeministri. 

Kandidatët për deputetë janë optimistë se mandati i tretë do të jetë mandati i arritjeve edhe më të mëdha. Jemi në hapin e parë të firores nga PD. Zgjedhjet janë moment reflektimi. Edi Rama bëri çdo përpjekje për të bllokuar liberalizimin e vizave, protestoi kundër anëtarësimin në NATO. Qytetarët duhet të kujtojnë përpjekjet e opozitës për rindërtimin e rrugëve. Ishte Edi Rama ai i cili detyroi deputetët e tij që të votojnë kundër subvencionit në bujqësi”, u shpreh kandidati për deputet për këtë qark, Sokol Olldashi, i cili nuk kurseu kundërvënien dhe ndaj kandidatit për deputet të PS-së, Koç Kokëdhima. 
Sipas tij, Kokëdhima nuk paguante taksa sepse mbrohej nga Edi Rama.  Për kandidatin për deputet, Bedri Mihaj tashmë është koha për t'i dhënë fund bllokimit, është koha për të ecur përpara për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.
Shqipëria u bë dhe do të bëhet më mirë, duke pasur më shumë fonde në çdo fushë, për kandidatin Kozma Dashi. 
Mbështetja e qeverisë për fermerët dhe investimet në shërbimet publike ishin gjithashtu çështje të rëndësishme në fjalën e një tjetër kandidati për deputetët për këtë qark, Florian Dani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›