E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Papa leshon dy pellumba te bardhe ne sheshin Shen Pjeter

Papa Francisk gjatë takimit në Sheshin Shën Pjetër me qindra besimtarë ka vendosur të lirojë dy pëllumba të bardhë. Pëllumbat ndodheshin në një kafaz që Papës i është dorëzuar nga një besimtar.

Dy pëllumba të bardhë kanë rifituar lirinë nga duart e Papa Francesk.

Gjatë xhiros së tij në sheshin Shën Pjetër me anë të automjetit të hapur dhe duke përshëndetur qindra besimtarë, njëri prej tyre është afruar duke i dhënë një kafaz me dy pëllumba të bardhë.

Papa ka hapur derën e kafazit dhe ka liruar dy pëllumbat, megjithëse i dyti ka qëndruar pak më gjatë në krahun e tij para se të fluturonte sipër sheshit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›