Berisha Ne 8 maj Durresi do te votoje blu
Kryeministri Berisha ishte sot në mbrëmje, pjesëmarrës në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit.
Në këtë takim ku merrnin pjesë qytetarë, mbështetës të koalicionit “Aleanca për qytetarin, studentë, të rinj e të reja, si dhe deputetë e përfaqësues të pushtetit vendor, kryeministri Berisha premtoi se programi i kandidatit Ferdinand Xhaferri për Durrësin e këtij shekulli do të mbështet me të gjithë potencialet nga qeveria shqiptare.
“ Vota juaj më 8 maj është para së gjithash votë për shndërrimin e Durrësit si një gjenerator gjigand të krijimit të vendeve të punës , jo vetëm për qytetarët e tij , por për të gjithë shqiptarët. Vota juaj më 8 maj për Ferdinand Xhaferrit do ti hapë rrugën krijimit të mijëra e mijëra vendeve te punë, në turizëm, industri arsim e të gjitha fushat. Vota juaj më 8 maj për Ferdinand Xhaferrin do të jetë votë për Durrësin me infrastrukturën më moderne në Shqipëri.
Jam sot këtu për tu zotuar se gjatë këtij mandati do të asfaltojmë çdo rrugë dhe rrugicë, çdo shesh të këtij qyteti dhe do të ndërtojmë një nga bulevardet më madhështore në Shqipëri, bulevardin Durrës- Kallm.
Vota juaj më 8 maj për Ferdinand Xhaferrin do të jetë votë për Durrësin me ujë 24 orë në 24 orë, do të jetë votë për Durrësin akademik dhe universitar me njërin prej universiteteve me moderne dhe më të fuqishëm të vendit. Vota juaj më 8 maj për Ferdinand Xhaferrin do të jetë votë për Durrësin industrial me një rritje prej së paku 4 herë të prodhimit të tij. Vota juaj më 8 maj për Ferdinand Xhaferrin do të jetë votë për potencialet e jashtëzakonshme, trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore të qytetit tuaj , por edhe për gjeninë krijuese të qytetarëve të Durrësit”, tha kryeministri Berisha.
Kryeministri ftoi qytetarët të votojnë për zotin Xhaferri, pasi vota e tyre do të jetë votë për shndërrimin e Durrësit në një gjenerator gjigand të krijimit të vendeve të punës, jo vetëm për qytetarët e tij, por për të gjithë shqiptarët.
“ Vota juaj më 8 maj për Ferdinnad Xhaferrin, do të jetë votë për ëndrërn më të lashtë,më të bukur, më fisnike, më madhështore të Durrësit dhe të mbarë shqiptarëve, për integrimin e Durrësit dhe Shqipërisë në Evropë. 8 maji është dita e Evropës, 8 maji është dita e idealit, ëndrrës suaj evropiane. Në 8 maj Durrësi, kjo urë e përjetshme e kombit shqiptar me perëndimin do të votojë blu, do të votojë Ferdinand Xhaferrin, do të votojë të ardhmen e tij.
Ju garantoj se 4 vitet që vijnë qytetarët dhe qytetaret e Durrësit, me Ferdinand Xhaferrin të ngrenë Durrësin në lartësinë e aspiratave dhe ëndrrave të tyre më të bukura. Në 4 vitet që vijnë Durrësi do të jetë një nga qytetet më të zhvilluara në brigjet e Adriatikut, Shqipëria një nga vendet më të zhvilluara të rajonit.
Ndaj dhe ju ftoj që në 8 maj votoni për Ferdinand Xhaferrin, keni votuar për veten tuaj, për familjen tuaj, për qytetin tuaj të përjetshëm , për të ardhmen tuaj që meritoni, keni votuar për integrimin e Durrësit, integrimin e Shqipërisë në Evropë”, është shprehur kryeministri Sali Berisha në Durrës.