Berisha Ne Afganistan derisa NATO te kete nevoje
Me pas Shqiperia eshte gati te kontribuoje ne rindertimin e Afganistanit sidomos ne arsim. Keto angazhime u bene publike nga Kryeministri ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
Kryeministri informoi deputetet demokrate mbi pjesemarrjen e tij ne samitet e NATO-s ne Lisbone ku u miratua koncepti i ri strategjik i Aleances partneriteti me Rusine dhe nje takim me vendet anetare te partneritetit per paqe.
Ne keto takime kryeministri Berisha mbrojti idene e angazhimit te metejshem te NATO-s ne Kosove dhe politiken e dyerve te hapura ndaj Ballkanit perendimor. Keto samite sipas kryeministrit ishin nje rast i mire edhe per takime me kreret e shteteve dhe te qeverive te Shteteve te Bashkuara apo te vendeve te Bashkimit europian.
Duket se kryeministri ka marre pelqimin verbal te kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozy qe ne nje te ardhme jo te larget ata te vizitojne Shqiperine.