E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhe dhe kaos per pasaporta

Pagesa prej 15 mije lekesh per marrjen e nje pasaporte me procedure te pershpejtuar nuk e ka zgjidhur problemin por ka shtuar me shume radhet me dhjetera dhe qindra qytetare shpesh edhe me femije te vegjel vuajne per ore te tera ne radha nderkohe qe fluksin duhet ta perballojne vetem tre pika ne te gjithe Tiranen me nga vetem nje punonjese.

Per pasaporten biometrike me procedure te pershpejtuar aplikohet vetem ne minibashkine 3 4 dhe 10 per te gjithe vendin nderkohe qe ne dispozicion te tyre kompania Sazhem ka lene vetem nje punonjese e cila e ka te pamundur ta perballoje fluksin.

Si ne cdo radhe te gjate dhe te pashmangshme qytetaret qe aplikojne ankohen duke u shprehur te bindur se radha shpesh nuk respektohet pasi edhe ne keto pika funksionon procedura me sekser me leke nen dore.

Por mes atyre qe presin te aplikojne gjen edhe nga ata qe e kane kaluar kete proces prej disa dites por nuk kane marre ende ne dore pasaporten ndonese kane paguar qe ajo tu mundesohet brenda tre diteve.

Qytetaret kerkojne qe qeveria ne bashkepunim me firmen e prodhimit te mundesoje edhe pika te tjera aplikimi per pasaporten biometrike ne menyre te pershpejtuar te pakten perkohesisht deri ne renien e fluksit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›