E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim penal per elektricistet e CEZ

Drejtoria e Policisë së Korçës njoftoi sot se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për vetëgjyqësi të 11 eketriçistëve të kompanisë CEZ.

Ata akuzohen se më datën 16 nëntor kanë kryer ndërprerjen e energjisë elektrike të stacioneve të pompave të ujësjellësave të disa fshatrave në rrethin e Korçës dhe Devollit.  

Edhe në shumë qarqe të tjera është marrë e njëjta masë ndaj elektriçistëve të CEZ, si në Vlorë e Durrës.

Ata u arrestuan e më pas u liruan për të vijuar procesin penal në gjendje të lirë. Elektriçistët ndërprenë energjinë me urdhër nga drejtuesit e CEZ, urdhër që cilësohet i jashtëligjshëm nga policia e cila me forcë detyroi rikthimin e energjisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›