Berisha: Në buxhet përparësi turizmi

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësur se turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje marramendëse dhe i ka kërkuar ministrive që të buxhetin e 2011-ës të kenë përparësi çdo problem që lidhet me turizmin. Në mbledhjen e qeverisë, kreu i kabinetit pohoi se duhet të riorientohen resurset buxhetore drejt turizmit. "Këtë vit rritja e vizitorëve krahasuar me 2004 mund të arrijë në 12 herë. Investimet në infrastrukturë tejkalojnë edhe 1 miliardë euro. Rritja është marramendëse. Ndaj secila ministri duhet të investojë në fuqizimin e kapaciteteve turistike të vendit. Në buxhetet tuaja duhet të përparësoni çdo problem që lidhet me turizmin ", shtoi ai.
Berisha theksoi se turizmi është burim i madh i të ardhurave ndaj në buxhet duhet të parashikohet përfundimi i ndërtimit të impjanteve të ujit në gjithë vendin, të parashikohen resurset për përfundimin e infrastrukturës në të gjitha zonat ku shkojnë vizitorët.
Kryeministri theksoi se edhe segmenti Lushnje-Berat duhet të ketë përparësi, pasi Berati është në hartën e pasurisë kulturore botërore.
Në fjalën e tij kryeministri tha gjithashtu se
518 mijë auomjete kanë kaluar tunelin e Kalimashit në 2 muaj.