E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne fitues perballe aleances te se shkuares

Kryebashkiaku do te marre pergjigjen nga Basha. Keshilli Kombetar Kryeministri premton zgjedhje te lira e transparente

Zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira e transparente. Keshtu premtoi dje Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Berisha kujtoi zgjedhjet e 2009-es dhe vleresimet e OSBE/ODIHR per gjithe procesin ndersa theksoi se Kodi Zgjedhor duhet te zbatohet me pergjegjesi te plote. Berisha theksoi me tej se te djathtet shkojne te sigurt ne fitore dhe se do te arrijne fitore te shkelqyer pasi ka perballe aleancen e se shkuares. Kreu i Qeverise vuri theksin tek arritjet e te djathtes ne keto vite qeverisjeje nje nder te cilat eshte dhe liberalizimi i vizave. Kjo eshte nje arritje qe sipas Berishes PS beri cmos per ta penguar. Me tej Berisha tha se opozita humbi ne zgjedhjet e 2009-es dhe pergjigjen Rama do ta marre nga Basha. Kjo do te ndodhe pasi sipas tij Basha shpalosi alternativen me te mire dhe se ajo u prit me entuziazem.

Deklarata

Aleanca per qytetarin do te jete fituesja e zgjedhjeve vendore te 8 majit - garantoi kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar te demokrateve. Une e garantoj se ne 2013 do ti duket lule 2009. Kurse ne 2011 pergjigjen me te plote do ta kete nga zoti Basha - tha Berisha duke folur per kryebashkiakun e Tiranes. Ai theksoi me tej se qellimi madhor i Aleancen per qytetarin eshte vota e lire e shqiptareve. De fakto kemi nisur fushaten elektorale pergatitjet intensive ndaj dhe une duhet tju percjell juve te gjithe kandidateve te Aleances per qytetarin tju percjell te gjithe strukturave simpatizanteve te Partise Demokratike qellimin me madhor te kesaj fushate voten e lire te shqiptareve. Ne jemi parti e votes se lire jemi qytetare te ketij vendi te bashkuar pavaresisht te gjitha dallimeve te tjera tek besimi yne i hekurt i palekundur tek vota e lire dhe vlerat e saj - tha Berisha ne fjalen e tij ne fillim te mbledhjes. Ne vijim te fjales se tij kreu i mazhorances Sali Berisha deklaroi se eshte krijuar aleanca me e fuqishme qe vendi ka njohur ndonjehere e cila perfaqeson rekordet elektorale te mbi 55 per qind te shqiptareve. Numri nje i demokrateve theksoi faktin se keto jane zgjedhjet te cilat kane ne qendren e tyre dhe si bosht kryesor qytetarin prandaj dhe aleanca u shpall si Aleanca per qytetarin. Sipas tij perballe kesaj aleance suksesi eshte vendosur aleanca e se shkuares aleanca e Partise se Punes. E dini ju qe zoti Ram u rikthye te dashuria e vjeter i rezistoi njeres parti te ekstremit te majte por nuk i rezistoi tjetres aty u dorezua. Me kane keshilluar qe ta quaj aleanca e fajit ose aleanca e betonit ndersa ne rrafshin parimor ata u shfaqen si aleance e se shkuares dhe e bene me qellim nga nostalgjia per eterit shpirteror - tha Berisha. Ne vazhden e investimeve te bera nga qeveria ai shtoi se u mbajten premtimet qe nga ujesjellesit e vegjel e kanalizimet dhe deri tek zhvillimi i endrrave me te me medha te nje kombi. Duke u ndalur ne situaten politike Berisha u shpreh se kreu i PS-se ka zgjedhur te merret me kryeministrin ndersa vete kryeministri zgjedh qytetaret. Rama ka zgjedhur te merret me Berishen ndersa une kam zgjedhur te degjoj qytetaret. PS nuk njeh vote tjeter pervec asaj ne favor - tha dje Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›