E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Rama e ka kthyer Tiranen ne geto

Kandidati per bashkine e Tiranes takon banoret e Laprakes. Premtimi i Bashes Do punoj per qytetaret jo per politiken

Do ta shoh qytetin per qytetarin dhe jo per politiken. Keshtu premtoi dje kandidati i Partise Demokratike Lulzim Basha gjate dites se dyte te fushates per garen elektorale te 8 majit. Ndalesa e radhes e kandidatit Basha ishte ne Laprake e cila eshte nje nga zonat me te varfra dhe me pak te zhvilluara te kryeqytetit. Gjate takimeve me banoret dhe gjate ecjes qe beri ne kete njesi Bashkiake Basha u njoh me problematiken e mprehte te Laprakes qe ka te beje me mungesen e infrastruktures te asistences sociale te punesimit dhe te hapesirave per clodhje dhe argetim.

Takimi me banoret

Banoret i treguan Bashes hallet e perditshme te akumuluara ne gjithe keto vite. Ata thane se nuk e ndjejne pranine e Bashkise se Tiranes. Shume prej banoreve u shprehen se nuk e kane pare dhe nuk e kane takuar asnjehere kryetarin e Bashkise. Une te kam degjuar ne televizor kur the se do te kesh takime me popullin cdo te premte une do te vij te takoj ne zyre - iu drejtua Bashes nje i moshuar. Secila zone e Laprakes ka specifiken e vet. Nje grup banoresh i kerkuan kandidatit per kryebashkiak qe te rregulloje ceshtjen e rruges ujit te pijshem dhe kanalizimeve. Gjithashtu ata kerkuan me shume siguri pasi jetojne prane shinave te trenit. Treni ketu ka marre shume jete njerezish - i tha Bashes nje banor. Gjate vizites qe pati tek nje bllok barakash te Laprakes banoret qe jetonin aty i kerkuan Lulzim Bashes me shume vemendje per hallet e tyre. Askush nuk ka ardhur ndonjehere te na shohe ti je i pare - u shpreh nje grua duke i treguar Bashes nevojen e saj per asistence sociale. Ne mes te kesaj problematike z.Basha u shpreh se arsyeja kryesore e kesaj gjendjeje eshte mungesa e vemendjes dhe mosdegjimi i halleve dhe problemeve te qytetareve. Zotohem para jush se do ta shoh qytetin per qytetarin dhe jo per politiken. Ne qofte se eshte politika e para ja se cfare ndodh ja si diskriminohen qytetaret ne keto geto - premtoi Lulzim Basha. Kjo ishte dita e dyte e fushates se kandidatit Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes ne vijim te degjimit te halleve dhe problemeve qe kane banoret e kryeqytetit. Vizita e pare e tij ishte ne lagjen ku ai u rrit prane rruges se Dibres. Basha takoi qindra banore te njesise nr 8 ne rrugen lsquoRiza Cerova dhe ne lsquoRrugen e Saraceve. Ata ndane shqetesimet e tyre me kandidatin Basha.

Banoret evidentuan problematikat qe ndeshin cdo dite nderkohe qe tregtaret iu ankuan z.Basha se Rama po falimenton bizneset e tyre per shkak te taksave te larta. Ata thane se taksat jane te larta u mungojne trotuaret dhe shtepite e vjetra kane nevoje urgjente per rikonstruksion. Kandidati per kryebashkiak beri te ditur se prioritet eshte zhvillimi i zonave. Ne vecanti ai u ndal ne problemet e infrastruktures biznesit te vogel taksave lokale varferise dhe perkujdesjes sociale per qytetaret ne nevoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›