Berisha Ne jemi ndryshimi Rama eshte mashtrimi
Partia Demokratike ka festuar sot 22 vjetorin e themelimit të degës së saj në Elbasan. Në listën e gjatë të arsyejeve se përse kjo forcë politike është dhe përfaqëson ndryshimin, ra në sy pikërisht një prej tyre, ajo e mospërsëritjes së gabimeve, ndryshe nga kampi kundërshtar.
Të anonçuara këto arsyeje nga vetë kreu i kësaj force parlamentare, njëherësh kryeministër i vendit, Sali Berisha, kishin si pikë referimi pikërisht marrjen e një mandati të tretë qeverisës.
“Kremtojmë sëbashku këtë ditë kaq të veçantë. Ne jemi ndryshimi pasi përmbysëm diktaturën komuniste dhe shndëruam Shqipërinë në vendin e lirive. Në jemi ndryshimi pasi nuk përsërisim gabimet, pasi interesat e qytetarëve janë të para, e para është Shqipëria. Ai e ka mendjen tek pallatet e familjes, tek fshehja e pasurive, tek rezidencat tek mali i Dajtit. Ne jemi ndryshimi sepse besojmë shumë tek ju”, vuri në dukje Kryeministri.
Por frymës optimiste që përshkroi të gjithë fjalimin e Berishës, i vinte përshtat dhe entuziazmi i të pranishmëve në sallë.
Dhe në këtë frymë festimi, kreu i mazhorancës qeverisëse drejtoi dhe kërkesën për votuesit shqiptarë.
“Në kërkojmë një mandat të tretë sepse Shqipëria dhe shqiptarët mezi pret që të ndjejnë veten pjesë një vendi të zhvilluar të rajonit e më gjerë. Një mandat të tretë për të finalizuar rrugën tonë drejt Europës. Europa është destinacioni ynë, është vokacioni, projekti dhe zotimi ynë të cilat do ta bëjmë realitet katër vitet që vijnë”, deklaroi Berisha.