E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i pare i dyllit ne Ballkan

Nuk është si muzeu i famshëm i dyllit në Londër, por është i pari i llojit të tij në Ballkan. Në kryeqytetin e vjetër dhe qytetin qendror Veliko Tarnovo në Bullgari do të hapet për herë të parë muzeu i dyllit me 28 figura në përmasa reale të përbëra nga poliestra, dylli, silikoni dhe plastika. Por në vend të figurave të njohura të shoubizit do të jenë personazhet e mbretërisë së dytë bullgare. 
Themeluesit e muzeut shpresojnë se statujat e dyllit të patriarkëve, ushtarëve dhe figurave mesjetare do të tërheqin turistët. 
Muzeu quhet “Tsarevgrad Tarnov” dhe është i vendosur pranë kështjellës 'Tsarevets'. Ai është pjesë e projektit të bashkisë së qytetit për turizmin. 
Vizitorët do të shohin nga afër personazhet por do të krijojnë një ide dhe të jetës së tyre të përditshme. Ata do të mund të shohin skena nga jeta e përditshme të mbretërisë së dytë bulgare. Njëkohësisht do të tregohen dhe filma dokumentarë për këtë periudhë të historisë. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›