E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne kompletuam reformat per integrimin Rama i bllokoi ato me vota

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me strukturat e PD në selinë e kësaj partie.

“Së pari, mbledhje nga fjala e parë tek e fundit teknike. Së dyti, menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e Partisë Demokratike, strukturat dhe mbështetësit e saj dhe optimizmi i tyre për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 qershorit", informoi Berisha. 

Njëkohësisht, kreu i mazhorancës iu pergjigj interesit te gazetareve lidhur me fatin e tre ligjeve te integrimit. 

"Tre ligjet janë peng me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Europian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin. Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë dhe para gjithë ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të bëhet raporti për statusin, i përdori këto për t’u hedhur hi syve qytetarëve Shqiptarë. I votoj, s’iu votoj, por e vërteta është që po s’i votoi do t’i votojë sovrani në një votë plebishitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike", u shpreh Berisha, pas përfundimit të këtij takimi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›