Itali ende pezull dekreti per pagesen e kredive te administrates publike

Këshilli i ministrave në Itali do të mblidhet në fundjavë për të miratuar dekretin mbi pagesën e kredive të administratës publike. Pas shtyrjes së të mërkurës kryeministri italian Mario Monti ka vendosur se ka ardhur momenti që duhen zhbllokuar pagesat, që kapin shifrën e 40 miliard eurove, ndaj sipërmarrjeve.
Vendimi i kryeministrit vjen menjëherë pas presioneve të komisionerit europian për cështjet ekonomike dhe monetare Oli Rehn. Zëdhënësi i këtij të fundit ka bërë të ditur se komisioni europian është në pritje të projektligjit italian për tu përballur me problemin urgjent të kredisë tashmë të papërballueshme tregtare që shteti ka ndaj sipërmarrjeve italiane.
Teksti origjinal i dekretit që duhet ti japë oksigjen sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të rishihet dhe korrigjohet. Nuk është ende e qartë se ku do të marrë paratë e nevojshme qeveria e Montit. Ajo që ëshët e sigurtë është se sipas shoqërisë bankare italiane, shifra totale që shteti i detyrohet bizneseve private e kalon shumën e 100 miliard eurove.