E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne na vdiq një person, në Europë pati mbi 560 viktima

Share

Berisha ne Bulqize

Dalim të parët në Europë edhe për menaxhimin e krizës që erdhi nga i ftohti. Fati i banorëve të atyre zonave ishte se dëbora ra në prag të pranverës. Megjithatë kryeministri vijon të krenohet. Berisha premton se vendi nuk do ngelet asnjë sekondë pa energji.

Në garë më Europën vazhdojmë të jemi në çdo moment, edhe kur bie fjala tek viktimat nga vala e të ftohtit. Kryeministri Sali Berisha nuk e fshehu kënaqësinë në mbledhjen e qeverisë që në Shqipëri ka vdekur vetëm një person nga i ftohti, kurse në Europë janë shënuar me qindra viktima. Dy javët e fundit vendi i përfshi nga një mot i madh, reshje të mëdha dëbore, që në disa rrethe, në disa qendra si qyteti i Pukës arritën në 2.7 metër trashësi, mbi 2.5 metra në Bajram Curri dhe kështu me radhë një sasi borë e reshjesh e paparë prej së paku 27 vite. Këto reshje u shoqëruan me temperatura vende- vende polare. Qeveria vendosi më datë 7 shkurt të krijojë Komitetin e Emergjencës dhe në harkun 1-javor në situatën e krijuar qeveria vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës civile, fatkeqësi natyrore në qarkun e vendlindjes dhe juglindjes së vendit. Me një shpejtësi të rrufeshme u gjendën të bllokuara 106 komuna e bashki. Plan veprimi synonte para së gjithash të shpëtonte jetët njerëzore duke garantuar ndihmën e përshtashme mjekësore për çdo rast emergjence, por edhe duke marrë masa për të parandaluar humbjet e jetës. Autoritetet vendore, komunitetet lokale, të gjithë agjencitë e pushtetit qendror në rrethe së bashku me Komitetin e Emergjencës, u angazhuan, ndërmorën operacionin më të gjerë në historinë e vendit. Ky operacion bëri të mundur që të ndihmohet çdo qytetar shqiptar në gjendje emergjence në çdo pikë të vendit. U organizuan me dhjetëra e dhjetëra fluturime helikopterësh në rrethana moti pothuajse të papërballueshme. U bë transport edhe me mjete të tjera aty ku ishte e pamundur që urgjencat të merreshin me helikopter. Asnjë njeri i vetëm nuk mbeti pa u transportuar drejt qendrave shëndetësore. Është rasti për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj gjithë atyre që u përkushtuan në urgjencat mjekësore, pilotë, qytetarë, ekipe shëndetësore. Patëm një viktimë, kurse në Europë pati mbi 560 viktima. Ajo që është më e jashtëzakonshmja është lëvizja në një kohë rekord e miliona- miliona metërkub dëborë nga një rrjet rrugor. Sot ka vetëm një numër shumë të kufizuar komunash të izoluara, por dy-tre prej tyre e kanë të përvitshëm izolimin për shkak se sasitë e dëborës janë disa metra në segmente të caktuara. Mbi 95 përqind e këtij territori janë jashtë emergjencës. Gjendja do vazhdojë, qeveria do e mbajë duke vëzhguar çdo orë e çdo ditë hapjen e rrugëve të fshatrave kryesisht. Janë shpërndarë qindra e qindra ton ndihma, tha Berisha.

Kryeministri tha se situata energjetike ka qenë dhe është e vështirë, por kjo nuk do pengojë qeverinë që ta blejë energjinë me çfarëdolloj çmimi. E vërteta është se këto muaj janë më të vështirët në historinë e vendit në sistemin energjetik. Por nuk është ndërprerë energjia për mungesë të saj qoftë edhe një minutë. Është ndërprerë për defekte teknike. Në tërësi funksionimi i furnizimit me energji ka qenë një rrethanë lehtësuese për kapërcimin e kësaj situate. Qytetarët duhet ta dinë se thatësira e tejzgjatur ka imponuar qeverisë të shtojë fondin, të marrë fonde nga buxheti, nga kontigjenca dhe të ndihmojë entin e energjisë për të siguruar energjinë e nevojshme. Parimi është një dhe i pandryshueshëm: çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj. Kjo do thotë se nuk do pranojmë të lëmë vendin kurrë pa energji. Pati javën e shkuar një moment kritik në Shqipëri e rajon kur vende shumë të rëndësishme për tregun energjetik vendosën të bllokojnë në interesin e tyre kombëtar të bllokojnë linjat e transmetimit dhe importin, gjë e cila mund të krijonte një problem të madh, por e vërteta është se KESH dhe CEZ. Nuk është situatë e ndryshuar në kaskadën e Drinit, por ne do vazhdojmë të blejmë. Ne mund të dërgojmë ndryshimet në buxhet në parlament për këtë, por energjia nuk do mungojë. Kanë parashikuar katastrofë nga dëbora, katastrofë nga energjia, katastrofë nga përmbytja. Nuk është mirë të rrahësh gjoksin me fatkeqësi. Qeveria ka pasur plane dhe ka qenë gjithmonë e përgatitur për emergjenca. Qeveria ka përballuar emergjenca nga më seriozet. Ne mbetemi të përgatitur për një reagim maksimalisht të shpejtë ndaj tyre. Emergjencë do të thotë të shpëtosh njerëzit. Ushtria ka arritur në nivelin e përballimit të emergjencave në kohë paqeje, tha Berisha.

Kryeministri komentoi edhe vendimin e marrë në Azxerbajxhan për të përjashtuar një projekt gazsjellësi grek e për të favorizuar gazsjellësin që vjen nga Shqipëria. Berisha tha se gara nuk ka mbaruar ende, por ai u shpreh se qëllimi i qeverisë së tij është gazifikimi i Shqipërisë. Këto ditë konsorciumi Shah Deniz ka marrë një vendim që rrit shanset e gazsjellësit TransAdriatik si fitues i gazit të njërës prej fushave më të madhe në Europë. Nuk është se është bërë përzgjedhja, ne mbetemi të vendosur dhe të përgatitur për të bërë gjithçka për suksesin e këtij projekti, tha Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›