Dhori Kule sulmon PS-në pas rizgjedhjes: Shpërndau trakte të zeza ndaj meje, si nazistët
Një ditë pas rizgjedhjes së tij në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule ka akuzuar ashpër Partinë Socialiste, duke thënë se nëpërmjet FRESSH-it, shpërndau trakte të zeza kundër tij, njësoj si në kohën e nazizimit.
Kule denoncoi sot në konferencë për shtyp strukturat e FRESSH, të cilat sipas tij kanë bërë thirrje për të mos votuar pedagogët demokratë.
U bënë përpjekje të paligjshme për të testuar universitetin dhe për të injektuar një virozë helmuese ndaj UT. Jam krenar që ky institucion tregoi që është autonom dhe i dha përgjigje strukturave politike që donin të dëmtonin autonominë. U shpërndanë trakte të zeza si në kohën e nazizmit. Traktet kërkonin që studentët kundër pedagogëve të partisë në pushtet. FRESSH është porositësi i këtyre trakteve, tha Kule gjatë një konference për shtyp.
Kule rikandidoi përballë Mimoza Hafizit, e cila shprehur pakënaqësi dhe dyshime për procesin e votimit dhe numërimit të votave.