E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nesër festë kundër komunizmit

“Nesër të bashkohen shqiptarët të cilët besojnë tek liritë”. Ky ishte apeli i kryeministrit Sali Berisha ndërsa kërkon nga të gjithë qytetarët të bashkohen nesër në këtë datë, sikurse e theksoi Berisha: “çelen liritë tona”.

Në një deklaratë për shtyp nga Këshilli i Ministrave, kryeministri kërkoi që 20 shkurti të bashkojë të gjithë qytetarët në mënyrë demokratike, festimin e shembjes së diktaturës.

“Nesër është 20-vjetori i njërës prej ditëve më të mëdha, më të shënuara në historinë e shqiptarëve. Eshte dita e përmbysjes së bunkerëve të regjimit totalitar dhe diktatori më barbar qe Europa ka njohur pas luftës së Dytë Botërore”.

Duke ju shmangur pyetjes së gazetarëve, Berisha kërkoi nga të gjithe qe të bashkohen në këtë festë të kujtesës kombëtare.

“Jam sot këtu për tju ftuar, ju të bashkoheni nesër në koncertin festiv dhe nderoj kurajon mbinjerëzore të atyre qindra mijerave te reja, burrave dhe grave, qindrave studentëve të ngujuar në greven e urisë që shembën bllokun bunker të diktatorit më të egër që shqiptarët kanë njohur në histori” tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›