E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vetëm zgjedhje te reja

Opozita shprehet e vendosur te vazhdoje demonstratë deri ne largimin e kryeministrit Berisha. Ne fjalimin e mbajtur gjate protestës se 18 shkurtit kreu i Partisë Socialiste rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur te opozitës për zgjedhje te reja. Duke iu drejtuar ne distance dhe ne emër te popullit shqiptar Rama i kërkoi Berishës te pranoje sfidën, zgjedhje te reja. Ne një fjalim gati 40 minutash Rama theksoi edhe njëherë se koalicioni qeveritar është i zhytur ne korrupsion, ndërsa Shqipëria sipas Rames është e përfshirë nga papunësia, varfëria dhe pasiguria. Kreu i selisë roze deklaroi se opozita aktuale është shpresa e vetme për te ardhmen me te mire te shqiptareve. Duke u ndalur tek ngjarjet e 21 janarit dhe 4 viktimat e shkaktuara ne demonstrate, kreu i opozitës beri përgjegjës vetëm kryeministrin Berisha. Sipas Rames kjo u be qe Berisha te mbuloje korrupsionin dhe kusarinë e qeverise se tij. Fjala e kryetarit te opozitës Edi Rama shënoi edhe mbylljen e protestës se 18 shkurtit. Pasi ka takuar dhe falënderuar protestuesit, këta te fundit janë shpërndarë qetësisht. Këtë radhe protesta e 18 shkurtit u zhvillua ne orën 16:00 dhe jo pa qellim. Pikërisht ne këtë ore ne 21 janar u vranë 4 protestues. Marshimi i opozitës filloi nga sheshi Skenderbej për te vazhduar përgjatë Bulevardit Dëshmoret e kombit, deri para kryeministrisë, aty ku ishin vendosur edhe portrete gjigande te 4 viktimave te 21 janarit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›