E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nje forme e re komunikimi me mediat

Kryeministri Sali Berisha iu pergjigj dje, komenteve te hedhura ditet e fundit ne media mbi mungesen e tij disamujore ne intervista televizive. Berisha tha se eshte duke aplikuar nje forme te re komunikimi me mediat dhe detajoi se nga biseda ne studio ka kaluar ne takime mujore teresisht te hapura, jo per nje apo tre gazetare, por me shume gazetare, pa dallim, te te gjitha mediave te shkruara dhe elektronike, ne te cilat ata jane te lutur te pyesin per cdo gje qe duan. Ne nje leter per drejtuesin e gazetes “Mapo”, Henri Cili, qe publikoi dje zyra per shtyp e kryeministrit, z.Berisha evidenton pikerisht kete forme te re komunikimi me publikun. Letra e plote gjendet me poshte.

Leter per drejtuesin e gazetes “Mapo”, Henri Cili

"I nderuar zoteri,

Ne editorialin tuaj dhe ne hapje te gazetes suaj, me germa kapitale por tituj te ndryshem, shkruani se Berisha heziton te dale ne ekrane, dhe....po ju drejtohet vetem mediave sociale apo masave. Madje fiksoni nje date te fillimit te hezitimit, Janarin e vitit 2012.

Lidhur me sa me siper dua te theksoj sa vijon:

1- Respekti im i palekundur, qendrimi i hapur si dhe pavaresia ime nga mediat dhe e mediave nga une eshte ligji i im i pare ne raport me to. Kushdo qe mendon ndryshe i largohet te vertetes.

2- Une nuk hezitoj aspak ekranet. Ato jane pasioni im i tepert dhe kjo eshte periudha qe une kam qene ne media me shume se kurre, por dhe me i hapur se kurre ne karrieren time ndaj tyre dhe per te ka statistika.

3- Por eshte e vertete se une kam ndryshuar formen e komunikimit me mediat. Nga biseda ne studio une kam kaluar ne takime mujore teresisht te hapura, jo per nje apo tre gazetare, por me shume gazetare, pa dallim, te te gjitha mediave te shkruara dhe elektronike qe ndjekin veprimtarite e qeverise, ne te cilat ata jane te lutur te pyesin per cdo gje qe duan.

Keto takime jane te hapura, pa perjashtim, per cdo gazetar qe deshiron te jete i pranishem. Ketu vecoj faktin se pervec dy rasteve te fundit qe kane nisur me nje deklarate timen te shkurter, te gjitha takimet e tjera kane nisur direkt me pyetje nga gazetaret dhe ne cdo rast kane zgjatur mbi 90 minuta. Une kam vleresim te vecante, mirenjohje dhe respekt te palekundur per emrat e drejtueseve te emisioneve qe ju citoni ne shkrimin tuaj, dhe ne teresi kam qene i hapur dhe mbetem gjithnje i hapur ndaj tyre. Por me duhet t'ju pohoj, pavaresisht se cfare mendoni ju per perfaqesuesit e mediave te pranishme ne keto takime, se une personalisht i konsideroj ato formen me te hapur te komunikimit me mediat dhe ekranet e tyre dhe se fundi:

4 - Toen hall-et, per mua si kryeminister, jane nje tjeter forme e shkelqyer e komunikimit me mediat dhe qytetaret. Ato jane nje detyrim moral dhe ligjor i imi ndaj qytetareve te ketij vendi pas 8 vitesh ne pushtet. Ne keto Toen hall-e, pas nje ekspozeje te shkurter, une i pergjigjem cdo qytetari, per cdo problem dhe degjoj mendimet, kritikat, propozimet e te pranishmeve per programin e PD, gje qe realisht me intereson shume. Gjate dy muajve te fundit une kam bere nje seri Toen hall-esh dhe kam kerkesa te shumta per to saqe e kam te veshtire ti perballoj. Per mua qytetaret jane te paret! Une jam nje dashnor i fjales se lire, per rrjedhoje dhe i mediave te shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia nuk me lejojne asnjehere te jem disponibel aq sa do te doja ne faqet dhe ekranet e tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›