E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha leter drejtuar botuesit te gazetes Mapo

Gazeta Mapo u hap të shtunën me një titull ku e konsideron të pamundur debatin mes Berishës dhe Ramës, dhe ndër të tjera thotë se kryeministri Berisha ka refuzuar që prej janarit të 2012-ës ftesat për intervista televizive, si një strategji e rekomanduar nga kompania amerikane e kontraktuar për marrëdhëniet me publikun.
Kryeministri Berisha ka reaguar, përmes një letre drejtuar botuesit të të përditshmes Mapo. Ai thotë se respekti i tij për median është i palëkundur dhe se ligji i tij i parë është qendrimi i hapur dhe pavarësia nga to. Ekranet, thotë kryeministri, janë pasioni i tij i tepërt dhe se ndryshe nga ç’pretendohet, kjo është përiudha që ka qenë në media më shumë se kurrë. Po, ajo që ka ndryshuar, pohon zoti Berisha, është mënyra e tij e komunikimit

“Nga biseda në studio unë kam kaluar në takime mujore tërësisht të hapura, jo për një apo tre gazetarë, por me shumë gazetarë, pa dallim, të të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike, që ndjekin veprimtaritë e qeverisë, në të cilat ata janë të lutur të pyesin për çdo gjë që duan.
Këto takime janë të hapura, pa përjashtim, për çdo gazetar që dëshiron të jetë i pranishëm”- shkruan kryeministri.

Dhe pavarësisht se ç’mendojnë moderatorët e emisioneve për të cilat thotë se i respekton, kryeministri i cilëson konferencat për median si formën më të hapur të komunikimit. Ky komunkim ka kapur dhe një tjetër dimension dy muajt e fund dhe ato jan toën hall meeting, bashkëbisedimet me qytetarët, si një detyrim moral dhe ligjor i tij pas 8 vitesh qeverisje, siç shkruan kryeministri

“Në këto Toënhall-e, pas një ekspozeje të shkurtër, unë i përgjigjem çdo qytetari për çdo problem dhe dëgjoj mendimet, kritikat, propozimet e të pranishmëve për programin e PD-së, gjë që realisht më intereson shumë. Gjatë dy muajve të fundit unë kam bërë një seri Toënholl-esh dhe kam kërkesa të shumta për to saqë e kam të vështirë t’i përballoj. Për mua qytetarët janë të parët! Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike” – vijon Berisha.

Por krahas kësaj, shkruan kryeministri në reagimin e tij ndaj forumit në gazetën Mapo, obligimet e tij nuk e lejojnë asnjëherë të jetë disponibël aq sa do të donte në faqet dhe ekranet e medias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›