Berisha: Nje vit ne NATO, anetaresimi nje epoke e re Denis Dedej
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, u shpreh dje se per shqiptaret anetaresimi ne Aleancen e Atlantikut te Veriut do te thote nje epoke e re, e kalimit nga mbijetesa ne ndertimin e nje te ardhmeje te sigurt. Deklarata e kreut te ekzekutivit shqiptar u be gjate pjesemarrjes ne konferencen jubilaren me rastin e 1 vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes. Gjate fjales pershendetese te mbajtur ne kete takim, Berisha nenvizoi se Aleanca e Atlantikut te Veriut eshte aleanca politike-ushtarake me e madhe e lirise dhe me e suksesshmja e te gjitha koherave. "Anetaresimi ne Aleancen e Atlantikut te Veriut per shqiptaret do te thote nje epoke e re e kalimit nga mbijetesa ne ndertimin e nje te ardhmeje te sigurt qe meritojne, ne ndertimin e nje te ardhmeje mbi vlerat e lirise dhe ne ndertimin e nje te ardhmeje mbi nje partneritet dhe aleance te ngushte me kombet me te zhvilluara te botes", deklaroi kreu i ekzekutivit. Ai tha se anetaresimi i Shqiperise ne NATO ishte nje inkurajim i jashtezakonshem per institucionet e ketij vendi dhe per shoqerine e tij, per te ndermarre reforma te gjithanshme dhe transformuese. Sipas tij, anetaresimi i Shqiperise ne NATO u be ne vetvete nje nxitje shume e madhe. "Ne rast se i kthejme syte dhe analizojme, ne vitin e pare si aleate te NATO-s, ne mund te numerojme me krenari arritje te shumta. Ne vitin e pare te anetaresimit ne NATO, Shqiperia zhvilloi zgjedhjet me te mira ne historine e saj", theksoi Berisha. Per kryeministrin e Shqiperise, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane kusht themelor i funksionimit te lirise dhe institucioneve te nje vendi demokratik. Ai nenvizoi se ne vitin e pare te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ne merituam te votebesoheshim nga qeverite e 27-te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, per statusin e vendit kandidat per ne BE. "Vendimi i dates 16 nentor ne raport me procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian eshte pothuajse, siamez me vendimin e 2 prillit te vitit 2008, me ftesen per t'u bere anetar te NATO-s", u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, me 16 nentor ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, ne emer te qeverive te tyre, vendosen per Shqiperine si nje vend i pershtatshem, per te ecur ne rrugen e anetaresimit te plote. Ai tha se ne te gjitha institucionet e vendit, mbi kete baze dhe mbi kete vendim, nje nxitje te madhe mori edhe procesi i liberalizimit te vizave. "Shqiperia u angazhua dhe eshte e angazhuar ne reforma te gjithanshme. Autoritetet e ketij vendi do te punojne per anetaresimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian me te njejtin seriozitet dhe vendosmeri qe punuan per anetaresimin e saj ne NATO", siguroi kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Mirenjohje SHBA Kreu i qeverise shprehu dje mirenjohje te thelle per ish-Presidentin e SHBA, Xhorxh W. Bush, i cili ne viziten e tij historike ne Tirane do te garantonte shqiptaret per mbeshtetjen e tij dhe te vendit te tij te madh, per anetaresimin e Shqiperise. "Mirenjohje te thelle dua t'i shpreh Presidentit te SHBA, Barak Obama qe do te mirepriste dhe mbeshteste anetaresimin e vendit tone, nje vit me pare, ne Samtin Strasburg- Kehl, ne NATO", tha Berisha.