Berisha: Nuk dorezohemi para aleances punisto-mafioze

Kryeministri Sali Berisha shprehu vendosmerine per te mos u dorezuar para bashkepunimit punisto-mafioz, sikurse konsideroi ai Edi Ramen.
Berisha tha se Rama dhe Ruci nuk kane lidhje me voten e lire ndaj dhe ata nuk mund ta pranojne rezultatin e zgjedhjeve te lira.
“Ne kemi deklaruar se nje aleance puniste-mafioze, e konsliduar dhe e kryesuar nga zoti Rama, nuk do te mund te imponoje asgje.Kjo qeveri eshte e vendosur te perballet me forcen e ligjit”, u shpreh Berisha.
Kryeministri vijoi fjalen e tij duke theksuar se “ne traditen e eterve te tyre, dy-tre pinjolle te bllokut nuk munden kurre te pranojne voten e lire. Keta dhe vota jane dy gjera te papajtueshme”.
“Procesin e certifikuar nga te gjithe punistet nuk duan ta njohin. Nuk mund ta johin se Tiranen e kane patur pre te kthetrave te tyre, por ka nisur procesi i transparences”, u shpreh Berisha.