Berisha: Nuk e njohim pushtetin e ri të dalë nga krimi, përpara për votën e lirë të shqiptarëve
Kryeministri në largim, Sali Berisha, shkruan në Facebook se nuk do ta njohë pushtetin e ri, pasi sipas tij, ai ka dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista. Berisha thotë se do të luftojë për votën e lirë të shqiptarëve.
Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para te pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por, ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve, shprehet Berisha./b.l