Horrori nuk ndalet, burri vret bashkëshorten 18-vjeçare
Krimi brenda familjes nuk ka të ndalur. Pasditen e djeshme, një 18-vjeçare është masakruar nga bashkëshorti i vet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës.
Viktima e krimit të tmerrshëm është Anxhela Gjoshi, 18 vjeç, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e krimit, Ersi Gjoshi, 26 vjeç.
Për momentin motivet e vrasjes ende nuk dihen, por sipas burimeve të policisë, mendohet se për krimin e rëndë ka ndikuar xhelozia. Ersi Gjoshi kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi.
Kjo është vrasja e katër e grave që ndodh vetëm gjatë këtyre ditëve të fundit, tre prej të cilave pikërisht në Tiranë./b.l