Berisha Nuk e riformatoj KQZ-ne

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi Korçën për të zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët dhe natyrisht pritshmëritë për zgjedhjet dhe fushata elektorale mbizotëruan konferencën e shtypit.
Kryeministrit hodhi poshtë çdo mundësi për rifomatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kërkesë e ardhur nga kreu i Partisë Socialiste. Kryeministri bëri analizën e tij përse zoti Rama nuk plotëson vendet vakante në KQZ. “Por në rast se zoti Rama nuk i sjell anëtarët sepse kërkon t’i përdorë si arsye për të mos njohur zgjedhjet, këtë nuk mund t'ia shesë askujt. Por dhe kur i kishte anëtarët, zoti Rama prapë nuk i njohu zgjedhjet. Është Në rast se zoti Rama nuk i sjell anëtarët sepse kërkon t’i përdorë si arsye për të mos njohur zgjedhjet, këtë nuk mund t'ia shesë askujt. Por dhe kur i kishte anëtarët, zoti Rama prapë nuk i njohu zgjedhjet
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë e njëjta. Nuk kam energji për t'u futur në labirintet e zotit Rama. Energjitë i kam për të punuar për qytetarët”, deklaroi Berisha. Kjo fushatë elektorale nuk pritet të sjelle një debat televiziv mes kryetarëve të dy koalicioneve që garojnë në zgjedhje, edhe pse zoti Rama është deklaruar i gatshëm disa javë më parë ta bëjë këtë. “E kam ftuar dy herë dhe ai refuzonte. Unë kryeministër e ftoja dhe ai thoshte jo, e mbante hundën në qiell. Hundën në qiell, por pastaj në tokë, rezultati”, u shpreh Berisha. Ndërsa për ish-aleatin bashkëqeverisës, Ilir Meta, zoti Berisha kishte një mesazh pak më ndryshe. “Tani më kërkon debat edhe zoti Meta. Të bëjë një tentativë, të më takojë pastaj ta studioj. Por zotit Meta dua t’i them një gjë. Nuk mundet që një ditë flet si qeveri, një ditë si opozitë”, tha Berisha. Kryeministri Berisha e përkufizon fushatën e tij elektorale si të lidhur ngushtë me qytetarët. Duke veçuar formën e re të fushatës, bashkëbisedimin direkt me çdo kategori të tyre, si plotësisht efikase, kryeministri tha se nuk ka pritur pa habi edhe pjesëmarrjen në mitingjet e prezantimit të kanddiateve. Ç'ka sipas tij, është një bazë bindëse se fryma e fitores së zgjedhjeve është në krah të Partisë Demokratike. “Për një qeveri nuk është e thjeshtë që të ketë frymë. Qeveria mund të ketë faktorë të tjerë, por zakonisht fryma vërehet tek opozita. Kësaj radhe asaj iu shua fryma. Dritëzën e fundit ia përpiu Koçoja dhe pastaj zihet me Fidelin, me Blushin e të tjerë, përse nuk u dalin qytetarët”, tha Berisha. Duke iu referuar studimit të Sorosit për sjelljen dhe alternativat politike gjatë viteve të fundit të Sali Berishës dhe Edi Ramës, kryeministri veçoi dy çështje. “Zoti Rama ka dalë se shan tre herë më shumë se unë. Por me sharje nuk ndërton asgjë. Me sharje ndërtohet hiçi. Shqiptarët e dinë se është qendra e djathtë që do të bëjë reformat, që do të çojë më tutje zhvillimin ekonomik të vendit. E majta është dizastër. Kudo ajo ka thelluar krizën”, theksoi Berisha. Por a do të vazhdojë Sali Berisha të qëndrojë në politikë nëse nuk del fitues në 23 qershor? “Absolutisht, në çdo rast që qytetarët shqiptarë do të japin verdiktin e tyre, pozitiv apo negativ, reagimi im do të jetë tërësisht në nënshtrim të plotë të verdiktit”, nënvizoi Berisha. Kryeministri beson se verdikti i qytetarëve edhe këtë herë do të jetë besimi për një mandat tjetër qeverisës, ndërsa Edi Rama, siç thote ai, e ka zgjedhur vetë fatin e tij politik. “E thashë, ai është në autobus, populli ynë e ka këtë fjalë. Hipi Nano në autobus mbeti në autobus. Ju kujtohet ju, filloi Fatosi në autobus dhe mbeti në autobus. Edhe ky e nisi në autobus dhe atje do të mbetet. Ajo që duket nuk ka nevojë për komente”, shtoi Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
PE, shqetësim për KQZ-në
Hidhet shorti për renditjen e partive
FRD hap fushatën elektorale