Hidhet shorti per renditjen e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur pasditen e së premtes shortin që përcakton renditjen e partive politike në fletët e votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në bazë të shortit, dy vendet e para në fletën e votimit nuk u kanë takuar partive të mëdha dhe koalicioneve të tyre, por grupimeve të tjera, konkretisht partisë Lidhja për Drejtësi e Progres dhe Partia Popullore Kristian-Demokrate. Koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka marrë përmes shortit vendin e tretë në fletën e votimit, e ndjekur nga Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, në vendin e katërt. Dy subjektet e Zgjedhjet 2013PE, shqetësim për KQZ-në FRD hap fushatën elektorale“Rilindje” në Fier e Gjirokastër reja politike, Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike kanë zënë respektivisht vendin e pestë dhe të gjashtë në renditje. Gjatë mbledhjes KQZ ka miratuar gjithashtu kërkesën e misionit ndërkombëtar të OSBE/ODIHR për akreditimin e vëzhguesve në proçesin elektoral. Para se të hidhej shorti, mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës pati debate, me këta të fundit që kundërshtuan funksionimin e KQZ-së me katër anëtarë. “Disa herë kemi treguar se KQZ e ka të pamundur të veprojë me 4 anëtarë. Hedhja e shortit është një akt normativ”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj. “Është detyrim i PS të sjellë emrat e 3 anëtarëve të KQZ. Akti që kemi në shqyrtim është një akt i zakonshëm, që mund të miratohet edhe me 4 vota”, replikoi ndaj tij komisioneri i PD, Njazi Kosovrasti. / Top Channel