E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk i plotësuam kërkesat për vizat

Berisha ka theksuar se Shqipëria ka vonesa në disa drejtime, si pasaportat biometrike. “Sa për Shqipërinë është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi i kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë. Tani po përpiqemi të pajisim qytetarët e Shqipërisë me pasaporta biometrike. Nëse më pyet: A prisja që Shqipëria të përfshihej në listën e parë krahas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë? Do të përgjigjem jo - nuk e prisja. Kjo sepse jemi ende me proces zgjedhor të papërfunduar dhe me ende nuk ka përfunduar pajisja me pasaporta biometrike. Prandaj e konsideroj një vendim pozitiv atë të KE-së, të Komisionerit Olli Rehn dhe të Zv.Presidentit të këtij Komisioni Jacques Barrot. Pra, nuk mund të them që Shqipëria është  diskriminuar qëllimisht”-tha kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për Deutsche Welle.

Berisha tha se vendet e tjera prej vitesh kanë  një sistem identifikimi shumë më të mirë se Shqipëria, e cila po e zhvillon tani. “Shoh një qëndrim objektiv të KE-së dhe më mbetet të punojë për të plotësuar të gjitha kërkesat  për lëvizjen e lirë-vijoi Berisha, teksa ka shtuar se lëvizja e lirë është një zhvillim i jashtëzakonshëm me ndikim real, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë, për këto pjesë të Ballkanit, ku vizat liberalizohen dhe është e domosdoshme të bëhet mbi bazën e standardeve të sigurisë më të lartë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›