Berisha: Nuk i plotësuam kërkesat për vizat

Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar si objektiv dhe të drejtë vendimin e Komisionit Evropian për mos liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Berisha ka theksuar se Shqipëria ka vonesa në disa drejtime, si pasaportat biometrike. "Sa për Shqipërinë është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi i kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë. Tani po përpiqemi të pajisim qytetarët e Shqipërisë me pasaporta biometrike. Nëse më pyet: A prisja që Shqipëria të përfshihej në listën e parë krahas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë? Do të përgjigjem jo - nuk e prisja. Kjo sepse jemi ende me proces zgjedhor të papërfunduar dhe me ende nuk ka përfunduar pajisja me pasaporta biometrike. Prandaj e konsideroj një vendim pozitiv atë të KE-së, të Komisionerit Olli Rehn dhe të Zv.Presidentit të këtij Komisioni Jacques Barrot. Pra, nuk mund të them që Shqipëria është diskriminuar qëllimisht", tha kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për Deutsche Welle.