E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nuk ka draft, zgjidhja sipas KiE-se Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte dje, deklaratat per ekzistencen e nje drafti apo pakti per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Nje deklarate kjo e bere nga ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, dy dite me pare, por qe kreu i qeverise nuk ka preferuar qe ta komentoje. "Nuk kam pare dhe nuk kam mbi tavolinen e zyres asnje draft apo pakt, por kam deklaraten e Keshillit te Evropes, deklaraten e Komisionit Evropian, kam kerkesat e parashtruara ndaj meje, gjate vizites sime ne Bruksel, te cilat i kam bere transparente, bashke me zyrtaret me te larte te Brukselit, ne konference per shtyp", tha Berisha ne lidhje me propozimet e mundshme per zgjidhjen e krizes politike. Me kete qendrim, ai i beri te qarte edhe njehere kreut socialist Edi Rama dhe te gjithe mbeshtetesve te tij, se duke iu referuar nderkombetareve, ky i fundit te pranoje sugjerimin per te qene pjese e hetimit parlamentar per transparence zgjedhore, te ankohet ne Gjykate Kushtetuese apo tek Komisioni i Venecias per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit. Ne kete kuader, Berisha tha se asnje nuk mund t'i beje presion per te cenuar parimet themelore kushtetuese te nje vendi, duke perfshire ketu edhe autoritetet nderkombetare. "Nuk ka njeri qe te me kete bere nje presion te tille. Kategorikisht jo. Te jeni te sigurt, ne asnje rast. Meqenese po gjykojme ketu, momenti me i veshtire ishte ai i afatit gjashtemujor te mandateve, sepse nuk kishte ndodhur ndonjehere. Une nuk kam pasur asnje presion per te mos respektuar percaktimin kushtetues gjashte mujor. Kjo, sepse burreshtetasit e cdo vendi maten me Kushtetuten", tha kryeministri. Kreu i qeverise theksoi edhe njehere se ai dhe qeveria dhe mazhoranca qe drejton, mbeten te hapur per dialog dhe diskutim, por ne perputhje me Kushtetuten, ligjet dhe vendimet e gjykatave per t'i dhene fund nje here e mire kesaj situate. "Sikunder mbetem i vendosur te respektoj kampingun e ngritur ne dyert e Kryeministrise, per sa kohe zoti Rama do te doje ta mbaje. Kjo eshte ne tagrin e tij. Protestat paqesore do te kene vetem respekt. Me kete rast, dua te pergezoj policine per shkallen e larte te profesionalizmit, te pergjegjesise dhe ne perputhje te detyres", vijoi ai. Berisha e ftoi Ramen qe te pranoje zgjidhjet e ngercit, te ofruara nga Byroja Parlamentare e Keshillit te Evropes dhe Komiteti Presidencial. Nderkohe qe rikujtoi, se Bashkimi Evropian ne menyre te perseritur ka bere te qarte se kete ceshtje duhet ta zgjidhin shqiptaret. "Une e garantoj BE-ne dhe cdo vend tjeter, cdo institucion tjeter se ne Shqiperi ekzistojne te gjitha mekanizmat e shtetit ligjor, mjafton respektimi i tyre, per t'i dhene pergjigjen me te mire ketij problemi dhe cdo problemi tjeter. Gjithcka tjeter jashte kesaj qe thashe, eshte genjeshter e bazuar mbi mashtrimin dhe trillimin. Ne menyre absolute eshte genjeshter, qe ka ne baze mashtrimin. Kete e them per te hequr cdo lloj aludimi", tha Berisha, duke hedhur edhe nje here poshte ekzistencen e nje drafti nga nderkombetaret qe do te zgjidhte krizen politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›