Lohan: Zgjidhja e ngercit politik, ne respekt te Kushtetutes dhe transparences
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, tha dje se zgjidhja e ngercit politik ne vend, duhet te behet ne respektim te parimeve baze te nje shteti demokratik, qe jane Kushtetuta dhe transparenca. Pa dashur te komentoje aspak ate cka dy dite me pare ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, tha per ekzistencen e nje pakti per zgjidhjen e krizes politike, Lohan tha se ajo duhet te vije nga dy lideret politike ne vend. "Nuk po shohim asnje progres per zgjidhjen e ngercit politik ne Parlament dhe po keshtu, asnje zgjidhje nga rruga. Zgjidhja e ngercit politik u takon lidereve politike. Bashkimi Evropian do te mirepriste cdo marreveshje qe do te vinte prej tyre, e qe do te respektonte bazen e demokracise, Kushtetuten dhe transparencen", u shpreh dje Lohan, teksa ka marre pjese ne pergatitjet e koncertit per Diten e Evropes. Ai theksoi se tashme ka ardhur koha qe t'i jepet fund nje here e mire kesaj situate te tensionuar politike, qe vijon prej kohesh, dhe kjo duhet te vije nga lideret kryesore te vendit. Ambasadori i Komisionit Evropian, beri te qarte qe ajo cka kerkojne nderkombetaret eshte dialogu politik, si e vetmja menyre qe do te sillte me ne fund pas shume kohesh nje marreveshje. Ai shprehu rezerva mbi progresin e deri tanishem, ndaj nuk ngurroi t'i beje edhe njehere thirrje paleve, per bashkepunim dhe zgjidhjen e ngercit politik. "Diten e marte, BE ka theksuar rendesine qe te gjitha palet te bashkepunoje ne menyre aktive qe te rivendosin funksionimin e panderprere te Parlamentit, duke perfshire, si maxhorancen qeverisese ashtu edhe opoziten. Qe nga dita e marte ne nuk kemi pare progres apo ecuri, qofte ne parlament, apo ne rruge. Tani eshte koha qe udheheqesit politike shqiptare ti japin fund ngercit politik", deklaroi Lohan. Kjo eshte e disata here, qe Ambasadori i Komisionit Evropian ben thirrje per zgjidhjen e ngercit politik. R. R.