Berisha: Nuk ka ekzistuar kurrë minoritet grek në Himarë
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha reagoi për incidentin e ndodhur të dielën në Himarë. Në rrjetin social Facebook, kryeministri thotë se nuk ka ekzistuar kurrë minoritet grek në Himarë. Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftërat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtarë. Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingual por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes së bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë.