E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Rama nuk do ta anulojë vendimin për SHQUP-in

edipalokaDeputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi ndaj kritikave dhe akuzave të bëra pas publikimit të lajmit se Shtëpia Qendrore e Ushtrisë do të kalojë tashmë në pronësi të Partisë Demokratike. Gjatë një interviste për ABC Neës, Paloka tha se SHQUP-i është pronë shtetërore dhe jo e atyre njerëzve të cilët e pretendojnë atë. Sipas Palokës, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë është në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes. Në fakt selia ku ne jemi është pronë private dhe përderisa ne jemi në pronë private nuk mund ti mohojmë të drejtën zotit të pronës që të shfrytëzojë pronën e tij. Për këtë arsye është menduar kalimi në një pronë shtetërore, nëse mund ta quajmë, jo pronë të atyre zotërinjve ose shokëve që ishin aty (ish-ushtarakët) por është një pronë që i takon ministrisë së Mbrojtjes dhe si shumë të tjera, ne e dimë që është një mbetje e regjimit edhe kjo shtëpia e ushtrisë se atëherë e kanë pasur të gjithë qytetet e Shqipërisë. Të gjitha kanë kaluar ose tek ish-pronarët ose në objekte të tjera, nuk mund të vlenin për funksionin që kishte ngritur shoku Enver dhe sigurisht që edhe kjo do të jetë më e vlefshme si seli e PD-së, tha Edi Paloka. Më tej deputeti demokrat tha se beson se qeveria e re nuk do ta anulojë këtë vendim ndërsa e cilësoi qëndrimin e ministres së ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli si të gabuar. Nuk besoj që edhe Rama ta bëjë një gafë të tillë. Unë e pashë që doli znj. Kodheli por uroj që të ketë dalë kështu gabimisht, rastësisht, duke pasur edhe qejfin e ministres së re. Ramën nuk e kam parë të reagojë dhe uroj që të mos ta fillojë qeverinë e re me këto forma, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka është deputeti i parë nga radhët e PD-së i cili jep qëndrimin e tij për këtë çështje. Deri më tani asnjë prej përfaqësuesve të tjerë të Partisë Demokratike nuk kanë dhënë asnjë qëndrim për çështjen në fjalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›