Berisha Nuk ka robote neper mitingje

Kryeministri Sali Berisha përuroi të shtunën dy nënstacione të OST-së në
Elbasan, duke vlerësuar këtë pjesë si një nyje energjetike në sistem.
"Përurimi i dy nënstacioneve do të thotë furnizim pa ndërpreje të energjisë, një praktikë ndëshkuese kolektive që e kemi përjetuar më parë", tha Berisha. Kryeministri, gjatë përurimit të nënstacionit 400 KV në Fushë-Mbret dhe 220 KV në Bradashesh u shpreh se janë firmosur koncensionet për ndërtimin e 363 hidrocentraleve. Ashtu sikurse edhe gjatë ceremonive të tjera të ditëve të fundit, Kryeministri akuzoi opozitën për bllokim dhe pengim të miratimit të buxheteve të rëndësishme për Zgjedhjet 2013Berisha: Minatorët, në pension në moshën 55-vjeçare “KQZ të jetë e pavarur”PE, shqetësim për KQZ-në zhvillimin infrastrukturor të vendit. "Ata për tre vjet rresht votuan kundër buxhetit të tunelit Tiranë-Elbasan, votuan kundër çdo financimi të rrugëve, shkollave dhe ujësjellësave", tha Berisha. Ndërkohë duke i dhënë përgjigje akuzave të një dite më parë që kryesocialisti Rama bëri lidhur me nxjerrjen me detyrim të punonjësve të administratës në fushatë, Berisha tha: "Punonjësit e kësaj administratë që qëndrojnë në mitingjet tona nëpër qytete nuk janë robotë, por janë qënie shoqërore politike. Për sa kohë që votohet Sali Berisha ata do të dalin në sheshe dhe të mbështesin cilën forcë politike të duan. Vec ushtarakëve, forcave të policisë dhe punonjësve të SHISH-it, të gjithë të tjerët janë të lirë të ushtrojnë vullnetin e tyre dhe të mbrojnë në fushatë elektorale pikëpamjet që besojnë". / Top Channel