E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk mund te kete biznes pa taksa

"Biznes pa taksa nuk mund te kete, por une garantoj se hapa te tjera do te behen në ndihmë të biznesit".

Kështu deklaroi shefi i Qeverisë në Berat, ku ndodhet në kuadër të festimeve të 22-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se PD nuk do të lejojë të bllokohet rruga e integrimit në Evropë dhe se Edi Rama, kryetar i opozitës nuk mund t'u bllokojë shqiptarëve rrugën e integrimit.

"Shqiptarët do të arrijnë ta shembin murin e bllokimit. PD është një forcë politike që ka kaluar në rrugë të vështira, gabime dhe suksesi", u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, vendi ka vështirësi ekonomike, por do të ecet drejt mirëqënies dhe progresit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›