Berisha Nuk ulem ne tryeze per vendimet e gjykatave

Kryeministri Sali Berisha refuzoi propozimin e kryetarit të opozitës Edi
Rama për t'u ulur në tryezë dhe për të gjetur zgjidhje për çështjen e
Fierit.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi këtë ftesë si një mënyrë për t'u hedhur hi syve të qytetarëve të Fierit, ndërsa theksoi se është gati të ulet në çdo tryeze për të diskutuar rreth çështjeve të ndryshme me kreun e opozitës, por nuk do të diskutojë kurrë vendimet e gjykatave.
Shefi i Qeverisë ftoi sërish Ramën që të lejojë votimin e tre ligjeve të rëndësishme në seancën plenare të së enjtes, pasi ato janë të kërkuara nga Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle.
"Rama nuk lejon deputetët e tij të votojnë, duke e lidhur këtë çështje me interes madhor kombëtar, interes jetik të çdo qytetari shqiptar, me një çështje që nuk ka asnjë lidhje me to", tha Berisha.