E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Objektivi kryesor integrimi ne BE

Kryeministri Sali Berisha gjate një takimi elektoral në Roskovec deklaroi se objektivi kryesor i Partisë Demokratike është integrimi në Bashkimin Evropian dhe se në mandatin e ardhshëm do të zhvillohet infrastruktura rrugore.

"Ne do të vijojmë ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve. Ne kemi në qendër të politikave tona zhvillimin e jetës së qytetarëve", tha Berisha. Kryeministri sulmoi kreun socialist Edi Rama se me premtimin për heqjen e TVSH-së për produktet bazë kërkon të shkatërrojë dhe të dëmtojë prodhimin e fermerëve dhe bujqve shqiptarë. "Duhet ta dini se ato që duken larg njëra-tjetrës, ekonomia dhe politika në të vertetë janë shumë të lidhura. Politika dhe ekonomia lidhje kryesore kanë taksat dhe politikën fiskale", tha Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
“Shqip”: Qarqet e nxehta
“Do transformojmë Shqipërinë”
Zgjedhjet e pjesshme vendore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›