E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore kapen dy te rinj me 100 doza heroine

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shpërndarës droge. Sipas burimeve policore, Elton Lushaj, 30 vjeç dhe Igli Xhuveli, 33 vjeç, të dy me precedent penale per narkotikë, janë kapur me 100 doza heroinë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e narko-trafikut. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›