Berisha Opozita mbron kultin e diktatorit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ndertesa aktuale duhet te prishet sepse Shqiperia duhet te ndahet nga kjo histori e hidhur e kaluar duke shtuar se opozita po mbron kultin e ish-diktatorit.
Ndaj Hitlerit te shqiptareve ka vetem ndeshkim. Kombi shqiptar ka ndergjegjen e tij dhe nuk mund te harroje ate cfare ka ndodhur tha Berisha.
Me pare ishte deputeti Taulant Balla i cili shprehu shqetesimin per votimin e nje jave me pare ne parlament te nje ligji per Piramiden pa u diskutuar me pare ne asnje komision.
Nuk eshte folur per parate e hedhura deri me tani ne ate ndertese per qindra milionat e hedhura ne sallen aktuale te kuvendit qe rezultojne shpenzime te bera kot tha Balla.
Deputeti akuzoi qeverine si me te korruptuaren ne bote dhe cdo minister te perfshire ne afera.