E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Tryeza nuk do te jete e suksesshme

Duke qene pozitive fillimi i punimeve te tryezes per reformen zgjedhore pozitat e paleve vazhdojne te mbeten te njejta si me pare. Me keqardhje personalisht mbetem skeptik qe reforma mund te ishte e suksesshme u shpreh dje Islami.

Shpresoj qe ne ditet ne vijim te kete nje angazhim me te madh per te zgjidhur ceshtjen kryesore qe ndan mosmarreveshjet mes dy forcave kryesore politike per transparencen e zgjedhjeve te kaluara e cila eshte bere nje kusht me teper i lidhur me te shkuaren se sa me te ardhmen per sa i takon reformes zgjedhore tha ai.

Duke parashtruar ne tryeze opinionet e tij personale per ceshtjet zgjedhore deputeti Islami nje nga ekspertet e njohur te kesaj fushe mbeshteti ambasadorin e OSBE-se ne Tirane qe kjo reforme te ndahej ne dy blloqe i pari per zgjedhjet lokale dhe i dyti per ato te pergjithshme.

Duhet te mos miksoheshin reformat per keto zgjedhje ndonese administrimi i ketyre proceseve eshte i perbashket ne ligjin e kodit zgjedhor tha Islami. Ai theksoi se ne kuadrin e klimes se mosbesimit qe kane forcat politike sistemi i administrimit zgjedhor do te vazhdoje te kryhet nga komisioneret e partive politike. Ndersa per sa i takon numerimit te votave ai kerkoi qe ky proces te kryhej ne qendrat e votimit.

Ne Shqiperi ne vend tjeter votohet dhe ne tjeter vend numerohen fletet e votimit. Nderkohe qe ne vende te tjera numerimi behet aty ku behet dhe votimi. Kjo eshte nje ceshtje qe Shqiperia ne shume parametra ka gjetur zgjidhje speciale sic eshte rasti i kamerave. Shqiperia eshte nga te paktat vende qe perdor kamerat ne procesin e numurimit te votave. Shqiptaret duhet te mesohen te zhvillojne zgjedhje si gjithe vendet e tjera te botes me po ato teknologji dhe jo me sofistikime u shpreh deputeti Islami. /Start/

2010-10-28 0819

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›