Berisha Opozita po bllokon statusin

Akuza të forta në seancën plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku po shqyrtohet propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet.
Kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste, se me kërkesën për shtyrjen e votimit për imunitetet në muajin shtator, vërteton se kërkon bllokimin e statusit për herë të tretë.
"Ju nuk keni vullnet të hetoheni. Ne pranuam cdo propozim të opozitës, në favor të integrimit të vendit. Opozita po bllokon statusin e vendit kandidat për të tretin vit radhazi", tha Berisha.
Nderkohe opozita, e cila merr pjesë në seancë, ka bërë të ditur Debati mbi imunitetinPD, thirrje sërish Edi Ramës për imunitetinMajko: Negociata për imunitetet Berisha: Rama, sulm vulgar ndaj PPE se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese.
"Ne jemi pro heqjes së imunitetit, por nuk votojmë në tërësi projektligjin. Mazhoranca kushtëzoi procesin duke imponuar datën e votimit", tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Ai ftoi maxhorancen te bien ne konsensus dhe t'i hapin rruge debatit per ceshtjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ne shtator te miratohet nje draft i perbashket.
Partia Demokratike me heret i bëri edhe një ftesë tjetër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të votuar së bashku këtë projektligj konsensual, të cilin mazhoranca e pranoi sipas kërkesave të PS-së.
“Partia Demokratike fton kryetarin e Partisë Socialiste të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit duke bllokuar kështu statusin e vendit kandidat, por të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që me votën e tyre të shndërrojnë 6 Gushtin në një fitore të vërtetë për të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit dhe forcat e tyre politike. Ata me të drejtë presin që nesër të zgjedhurit e tyre të faktojnë para qytetarëve se ata me vullnetin e tyre do të votojnë heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të tij në mënyrë që pas datës 6 Gusht askush të mos mund të përdorë imunitetin si mburojë për pasurimin e paligjshëm duke fshehur taksat dhe tatimet apo duke u majmur me rryshfete apo trafiqe kriminale”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.
Nderkohe te henen ne mengjes Partia Socialiste ka mbledhur rret grupin parlamentar.
Ashtu siç pritej, mbledhja zgjati vetëm pak minuta dhe u vendos që deputetët socialistë do të jenë në sallën e Parlamentit, por do t’i qëndrojnë vendimit për të mos e votuar sot draftin, për të cilin është rënë dakord me PD-në. Mësohet se në fillim të seancës do të diskutojnë përfaqësuesit e PS-së, Gramoz Ruçi ose Pandeli Majko, i cili është edhe negociatori i PS-së me PD-në gjatë diskutimit për heqjen e imunitetit. Diskutime do të ketë edhe nga shumë deputetë të tjerë. Opozita kërkon më shumë kohë dhe që këto ndryshime të votohen bashkarisht me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Maxhoranca këmbëngul se pjesë e këtyre ndryshimeve duhen bërë vetëm pikat në të cilën në Kushtetutë të parashikohet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë.