E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 hedh shishe ndaj atleteve arrestohet

Një burrë është arrestuar pasi hodhi një shishe plastike në drejtim të spintierëve që po bëheshin gati për finalen e garës së 100 metrave në Lojërat Olimpike të Londrës.

Lajmin e bëri të ditur për AFP-në zëdhënësi i policisë së Scotland Yard: “Dëgjuam të bërtitura dhe fyerje prej personit në fjalë. Më pas ai hodhi një shishe plastike në drejtim të atletëve.”

Usain Bolt, fituesi i finales, deklaroi pas garës se nuk kishte vënë re asgjë nga ky incident.

Shishja ra disa metra pas xhamajkanit Yohan Blake, vetëm tre sekonda para nisjes.

“As unë nuk di gjë për këtë edhe pse duket se të gjithë e paskan vënë re”, u shpreh Blake.
Londër 2012
Bolt "fluturon" në Londër
Tenis, Andy Murray, medalje e artë
Përfundon aventura olimpike e Shqipërisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›