E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita po pergatitet per greve urie

Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar në mbledhjen e qeverisë, ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha për një grevë urie me çadra përpara Kryeministrisë, që mund të ndërmarrë opozita në ditët në vijim.

“Zoti Basha kanë vendosur të vendosin çadra përpara Kryeministrisë që ose të japësh dorëheqjen ose të flijohen. Po bëhen gati pesë çadra”, ka deklaruar kryeministri.

Këto deklarata u bën teksa kreu i qeverisë fliste për proçedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›